Shëngjin, 18-vjeçari gjendet i pajetë në det

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën sot më 24 gusht në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top