Fluks në fund të sezonin veror në Portin e Durrësit, afro 39 mijë persona largohen nga vendi në 5 ditë

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa sezoni veror po i afrohet fundit dhe pushuesit nisin kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

Sipas të dhënave të Kapitenerisë së Durrësit, gjatë 5 ditëve të fundit nga porti janë larguar 38985 persona dhe 10439 automjete. Në të njëjtën periudhë, në vend kanë hyrë 5825 persona dhe 1,989 automjete. Shifrat pasqyrojnë qartë drejtimin e lëvizjeve në këtë pikë kufitare detare, me bilancin e daljeve dukshëm më të lartë se hyrjet.

Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas, afro 20 mijë persona u larguan nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit. Bëhet fjalë kryesisht për pushues dhe vizitorë, që pas ditëve të kaluara në Shqipëri pranë familjarëve apo në destinacionet e shumta turistike të vendit, po kthehen në vendet ku jetojnë, për të vijuar ritmin normal të jetës pas pushimeve. Fluksi i lëvizjeve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, teksa sezoni veror hyn në fazën e fundit dhe mijëra qytetarë nisin kthimin drejt vendeve të tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top