Aksident mes dy mjetesh jet ski në liqenin e Kukësit, plagosen dy persona

Dy persona mbetën të lënduar lehtë pas përplasjes së dy jet ski-ve në liqenin e Kukësit. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15. Njëri prej mjeteve drejtohej nga 29-vjeçari E.T., ndërsa tjetri po afrohej drejt bregut për t’u ankoruar.

Të dëmtuar mbetën E.T. dhe pasagjeri E.P., 46 vjeç. Ata u transportuan në Spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 29-vjeçari është proceduar për “Plagosje të lehtë nga pakujdesia”, ndërsa të dy Jet Ski-t janë sekuestruar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top