Mbreti Charles kujton Princ Harry në Ditën e Babait

Mbreti Charles III ndau një foto me djemtë e tij, Princin William dhe Princin Harry për festën e babait.

“Baballarëve kudo janë, ju urojmë gëzuar festën”, ka shkruar monarku në Instagram. Postimi përfshinte gjithashtu imazhe të Charles me babain e tij, Princin e ndjerë Philip, dhe Mbretëreshën Camilla me babain e saj të ndjerë, Bruce Shand.

Megjithatë, fotografia e kreut mbretëror me djemtë e tij është veçanërisht prekëse pasi është bërë më 16 gusht 1997 – rreth dy javë para se nëna e djemve, Princesha Diana, të vdiste. Harry dhe William ishin me pushime me babanë e tyre në Kalanë Balmoral në Skoci në atë kohë. Ata do të takoheshin me nënën e tyre më 31 gusht – ditën kur u nda nga jeta pas një aksidenti automobilistik së bashku me Dodi Fayed në Paris.

Fotoja vjen pas një kohe në dukje të vështirë mes Charles dhe Harry. Në kujtimet, “Spare”, Duka i Sussex akuzoi babanë e tij se ishte emocionalisht i largët me të ndonjëherë. “Babait i pëlqente të tregonte histori dhe kjo ishte një nga më të mirat në repertorin e tij. Ai do të përfundonte gjithmonë me : Kush e di nëse unë jam vërtet Princi i Uellsit? Kush e di nëse jam edhe babai juaj i vërtetë?” pohoi duka.

Brenda disa ditësh nga botimi i librit, Charles dëboi Harry-n dhe gruan e tij, Meghan Markle, nga vendbanimi i tyre anglez, Frogmore Cottage. Bashkëthemeluesi i Fondacionit Archewell gjithashtu mori kohën e tij për të vendosur nëse do të merrte pjesë në kurorëzimin e babait të tij dhe përfundoi duke shkuar i vetëm. Megjithatë, ai u largua menjëherë pas ceremonisë për të fluturuar përsëri në Kaliforni në kohë për ditëlindjen e djalit të tij Princ Archie.

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top