Superiorja nis me çudira “Ahmatjane”: fut sulmuesin në mbrojtje e pëson dy gola, e kthen përpara e barazon

Kampionati i Abissnet Superiores nis me një barazim 2-2 mes Vllaznisë e Skënderbeut. Më tepër se vetë ndarja e pikëve në Loro Boriçi, vëmendjen e bëri lëvizja e teknikut të korçarëve Julian Ahamataj, i cili për shkak të problemeve me disponibilitetin e lojtarëve (në Shkodër pa blerjet e reja të merkatos së verës, për shkak se ka merkaton e bllokuar në FIFA) vendosi në qendër të mbrojtjes qendërsulmuesin e tij Bismark.


Nuk u duk një gjetje, duke qenë se Vllaznia përfitoi dhe gjeti dy herë rrjetën me Balajn, edhe pse Ahamataj në fund të ndeshjes u shpreh se nuk kishte zgjidhje tjetër: “Këta që ishin në fushë kanë ardhur para tre ditësh në skuadër dhe jemi munduar në pak kohë, por cilësia e tyre është e mirë, si për Nasr, Bismark – tha tekniku i bardhekuqve -. Kur ke një problem në një rol vendimtar, siç është qendra e mbrojtjes, mund t’ia besosh vetëm një lojtari me eksperiencë. Aktivizuam Shaqen në qendër, nuk kishim alternativë tjetër përveçse të rinjve”.

Nga ana tjetër, fakt është se duke luajtur me Bismark në mbrojtje u pësuan dy gola dhe menjëherë pasi Ahamataj e ktheu sulmuesin në pozicionin e tij natyral, gjërat ndryshuan. Janaqi ktheu ekipin në lojë me një predhë nga distance dhe pastaj Bismark barazoi rezultatin. Linja defensive e Skënderbeut pa Bismark nuk shfaqi asnjë problem, madje pothuaj nuk kaloi asnjë rrezik, ndërsa sulmi me lojtarin e huazuar vitin e kaluar pikërisht në Shkodër, ishte tjetër gjë. Sidoqoftë, Ahmataj mund ti gëzohet pikës, por eksperimente të tilla rrallë dalin me sukses.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top