Mourinho, thumbon Barcelonën: “Më të mirët janë te Real Madrid, Yamal? Nuk kemi nevojë për të”

“Barcelona është një skuadër e madhe, Lamine Yamal një kampion, por ne nuk kemi nevojë për të. Nuk do të doja ta kisha”. Josè Mourinho, në aventurën e tij të re në drejtimin e Real Madrid, flet kështu për rivalët e përjetshëm, duke ndezur menjëherë situatën: La Liga tashmë ka hyrë në fazën e saj intensive, madrilenët luajnë të shtunën kundër Espanyol dhe Special One, në një intervistë për ‘El Chiringuito’, vlerëson Los Blancos, që kanë revolucionarizuar skuadrën dhe i është besuar sërish trajnerit portugez për t’u rikthyer te fitoret.

Sidoqoftë, Special One ka lavdëruar punën e kolegut Flick te Barcelona dhe ka shprehur vlerësim të madh për Yamal: “Më pëlqen, më pëlqen. Punë e shkëlqyer: Flick, Deco dhe, sigurisht, lojtarët. Më pëlqen gjithçka që po bëjnë – thekson Mourinho -. Yamal? Nuk do të doja ta kisha. Pa dyshim që është një i ri me mundësi të jashtëzakonshme për t’u rritur. Nuk është për të gjithë të jesh kampion i Europës dhe i botës në moshën 19-vjeçare, por ne kemi një skuadër të nivelit shumë të lartë. Në këtë moment nuk do t’i bëja vend askujt tjetër. Këta janë djemtë e mi dhe djemtë e mi janë më të mirët”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top