Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi masa të reja ekonomike ndaj Iranit, duke thënë se ato do të përfshijnë edhe shtetet që vazhdojnë të bashkëpunojnë ose të bëjnë biznes me Teheranin.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump deklaroi se administrata e tij po nis një fushatë të re ekonomike ndaj Iranit, të cilën e përshkroi si “operacionin më shkatërrues ekonomik të ndërmarrë ndonjëherë kundër ndonjë vendi”. Ai nuk dha detaje konkrete për masat e paralajmëruara.
Sipas BBC-së, Teherani ka reaguar duke thënë se kërcënimet e reja amerikane mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
SHBA-ja ka vendosur ndërkohë sanksione ndaj bankave dhe kompanive të huaja që zhvillojnë aktivitete ekonomike me Iranin.