61 gola sezonin e kaluar, Harry Kane merr “Këpucën e Artë”: Jam në kulmin e karrierës

Me 61 gola në 51 ndeshje me fanellën e Bayern Munich, 73 në total, përfshi këtu edhe golat me Anglinë, për herë të dytë radhazi, Harry Kane fiton “Këpucën e Artë”, golashënuesi më i mirë në Evropë.

Në këtë garë mes “bomberash”, Harry Kane la pas emra si Haaland dhe Kylian Mbappe. Në ceremoninë gala, me trofeun në duar, Harry Kane u shfaq i emocionuar duke pranuar se po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë:

“Jam shumë krenar për këtë trofe. Sezoni i fundit ishte më i mirë në karrierën time, deri më tani. Mbase jam në kulmin e karrierës time. Më duhet të falënderoj Bayern Munich, këtu ndihem si në shtëpinë time”, u shpreh Harry Kane.

Shifrat e “bomberit” anglez që nga dita kur zbarkoi në Mynih nga Tottenham për 100 milionë euro janë me të vërtetë fantastike.

Në 146 ndeshje në total me fanellën e Bayern ka realizuar 147 gola. Për presidentin e nderit të Bayern, Uli Hoeness, Kane është blerja më e mirë që kanë kryer ndonjë herë në histori.

Harry Kane pranë rinovimit me Bayern Munich, detajet e kontratës
Këtë periudhë palët, Bayern dhe Kane, janë përfshirë në negociata ku pritet që shumë shpejt të gjejnë një akord të ri për rinovimin e kontratës, fakt që e pranoi edhe drejtori sportiv i klubit gjerman, duke shtuar se kanë mbetur vetëm detajet e fundit. Kane pritet të firmos një kontratë deri në vitin 2029 nga ku do të përfitojë 25 milionë euro në sezon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top