Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin sallën

Është braktisur nga këshilltarët e majtë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e cila ishte thirrur jashtë radhe për të diskutuar mbi Reformën Territoriale. Mbledhja zgjati rreth 20 minuta, ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Maliq, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Sipas burimeve thuhet, se mbledhja ishte njoftuar të zhvillohej rreth orës 10:00, por për shkak të deklaratës së grupit të këshilltarëve të majtë, ku thanë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit, kryetari i Këshillit ka deklaruar mbylljen e mbledhjes. Kjo ka shkaktuar reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët. Salla u boshatis nga këshilltarët e majtë brenda disa sekondash, ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës vijon me deklaratat. Një i moshuar ndërkohë është futur brenda ambienteve të sallës me shkop në dorë, duke kundërshtuar mbylljen e mbledhjes dhe duke debatuar me kryetarin e Këshillit Bashkiak.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top