Mourinho merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Endrick

Endrick do të vijojë aventurën te Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm në formë huazimi.

Sipas The Athletic, klubi madrilen, trajneri Jose Mourinho dhe vetë futbollisti kanë rënë dakord që sulmuesi brazilian të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”. Për të, interes kishin shfaqur Aston Villa dhe Roma.

Mourinho e konsideron Endrickun një alternativë të vlefshme si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe në qendër. Trajneri portugez nuk e sheh Bernardo Silvan dhe Federico Valverden si zgjidhje të rregullta për krahun e djathtë, duke i hapur brazilianit mundësinë për të luftuar për një vend në formacion.

Endrick pritet të konkurrojë për minuta me Yan Diomanden dhe Brahim Diazin, ndërsa Mourinho po përcakton gradualisht rolet e futbollistëve për sezonin e ri.

Megjithatë, qëndrimi i tij nuk është i garantuar deri në fund të sezonit. Në janar, Real Madridi pritet të rishikojë sërish situatën dhe, nëse minutat e brazilianit janë të pakta, huazimi mund të rikthehet në diskutim.

Ndizet merkato, Real Madrid hidhet në sulm për Rodrin
Për momentin, Endrick ka mundësinë të bindë Mourinhon dhe të fitojë një rol më të rëndësishëm në skuadër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top