Zjarret në Shqipëri/ 4 vatra vijojnë të jenë aktive! Ja zonat ku situata është më problematike

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 25 vatra zjarri, ndërsa katër prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe një tjetër është nën monitorim.

Vatrat aktive janë regjistruar në Dajt dhe Priskë në Tiranë, në Lufajtë Mirditës dhe në Tërbun të Pukës.

Në Dajt vijon ndërhyrja me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbun të Pukës operacioni po vijon me pjesëmarrjen e strukturave vendore, forcave të Forcave të Armatosura dhe vullnetarëve.

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
Në terren po përdoren edhe dy helikopterë për ndërhyrjen nga ajri.

Edhe në këtë zonë, sipas autoriteteve, nuk raportohet rrezik për banesat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top