Largimi nga skuadra, Atalanta falenderon Gjimshitin

Atalanta ka falënderuar mbrojtësin Berat Gjimshiti, pas transferimit të lojtarit kuqezi në Arabi tek ekipi i Al-Diriyah.

“Mbrojtësi 33-vjeçar shqiptar mbyll një cikël emocionues në Bergamo, pasi ka veshur 334 fanellën zikaltër dhe ka shënuar 10 gola. Numra që kanë kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në historinë e klubit, që arriti kulmin me fitimin e trofeut të parë historik ndërkombëtar, UEFA Europa League më 22 maj, ku Gjjmshiti mbante shiritin e kapitenit.

Familja Percassi, ajo Pagliuca dhe i gjithë klubi zikaltër e falënderojnë Beratin, jo vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për impenjimin, dedikimin dhe lidhje me fanellën. I urojmë më të mirat në këtë eksperiencë të re profesionale”, – shkruhet në njoftimin e klubit bergamask.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top