Ronaldo bëhet gati për tërheqjen nga futbolli: Viti im i fundit që luaj!

Cristiano Ronaldo po i afrohet fundit të karrierës së tij si futbollist. Ylli portugez ka zbuluar në një intervistë për “Vogue” se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e tij.

41-vjeçari tha se ka menduar edhe për jetën pas futbollit dhe se ka planifikuar aktivitete të shumta që do ta mbajnë të angazhuar.

“Ky ndoshta do të jetë viti im i fundit si lojtar futbolli. E kam planifikuar të gjithë të ardhmen time dhe është shumë e rëndësishme ta bëj këtë. Kam shumë gjëra që do të më mbajnë të zënë, deri në atë pikë sa është e vështirë t’ju them vetëm një gjë. Thjesht i kam planifikuar të gjitha”, tha Ronaldo.

Ylli portuges pranoi se fundi i futbollit mund të krijojë një boshllëk të madh në jetën e tij, ndaj dëshiron ta mbushë kohën me udhëtime, sport dhe aktivitete të tjera.

“Kur futbolli mbaron, mund të lërë një boshllëk të madh dhe duhet ta mbushni kohën tuaj me gjëra të ndryshme të planifikuara… jo vetëm me një gjë. Jam gati të shijoj më shumë veten, të udhëtoj më shumë, të shikoj dhe të luaj padel, të cilin e dua shumë. Kështu që dua të vazhdoj të shijoj atë që kam fituar… dhe atë që kemi fituar së bashku. Sepse ishin 25 vjet të mbushura me shumë aktivitete të përditshme”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top