Temperatura deri në 35 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta dhe hera-herës deri mesatare do të shfaqen përgjatë relieveve malore, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Reshje lokale shiu, me intensitet kryesisht të ulët, priten përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Hera-herës, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe në lugina, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top