Shembet kanali vaditës në fshatin Kuqan, bllokohet aksi Elbasan-Cërrik

Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Elbasan-Cërrik është bllokuar këtë të shtunë, si pasojë e një avarie të ndodhur në afërsi të fshatit Kuqan. Mësohet se kanali vaditës i zonës është shembur duke dalë nga shtrati, çka ka sjellë vërshimin e menjëhershëm të ujit, dheut dhe inerteve nga kodrat drejt e mbi asfalte.

Për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, autoritetet kanë ndërhyrë duke ndërprerë menjëherë furnizimin me ujë.

Ngjarja ka krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e mjeteve. Shoferët që udhëtojnë nga Elbasani me destinacion Cërrikun apo zonën e Llixhave, po detyrohen të kthehen mbrapsht sapo mbërrijnë te pika e bllokuar. Për të mbërritur në destinacion, mjetet detyrohen të ndjekin rrugën alternative përmes fshatit Jagodinë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e Bashkisë Elbasan dhe kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit. Me ndihmën e fadromave dhe mjeteve të tjera të rënda, punonjësit po punojnë për largimin e dheut e inerteve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top