Një tërmet me magnitudë 5 ballë sipas shkallës Rihter goditi qytetin spanjoll të Granadës në Andaluziherët të shtunën në mëngjes.
Deri më tani, janë raportuar dëme në ndërtesa dhe automjete, por nuk ka të lënduar, tha qeveria lokale në një deklaratë.
Tërmeti ndodhi pak pas orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale.
Pamjet në televizionin spanjoll treguan mbeturina në rrugë dhe disa dëme në makina. Shërbimet e shpëtimit në Andaluzi nxorën disa njerëz nga ndërtesat e dëmtuara, raporton Reuters.
Rajoni shpalli gjendje e jashtëzakonshme, sipas një postimi nga nënkryetari i qeverisë andaluziane, Antonio Sanz Cabello.
“Nëse ndodheni në Granada, e keni ndjerë tërmetin, jeni mirë dhe shtëpia juaj nuk është dëmtuar, qëndroni të qetë dhe shmangni hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat “, tha ai.