Kolapsi në luftën ndaj zjarreve: Tani shpresat varen mbi ndryshimet e motit në ditët e ardhshme

Sinoptikani Elvi Jahaj ka parashikuar një ndryshim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me masa ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa.

Sipas tij, reshjet do të jenë të pranishme në disa zona, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rënie, veçanërisht në fillim të javës së ardhshme.

“Pritet gradualisht depërtim të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta. Ditën e sotme moti pritet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herë edhe të dendura, kryesisht në qendër dhe në jug.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët në relievet kodrinore dhe malore në Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në Korçë hera-herë mund të ketë reshje më të mëdha, deri në formën e shtrëngatave. Priten edhe ngarkesa elektrike dhe breshër. Në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit reshjet do të jenë të herëpashershme, por me intensitet të ulët.

Edhe në fundjavë, vendi do të karakterizohet nga kushte ajrore më të freskëta dhe relativisht të lagështa. Por moti pritet të jetë i kthjellët. Në malësitë e jugut gjatë fundjavës priten vranësira dhe reshje shiu.

Për fillimin e javës së ardhshme pritet mot i kthjellët, teksa të martën pritet depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lagështa. Të martën në mesditë reshjet e shiut priten të herëpashershme me intensitet të ulët dhe do të përfshijnë gjithë territorin.

Temperaturat do të bien, për të shkuar në 35-36 gradë Celsius. Edhe vlerat minimale do të bien. Era do të jetë e lehtë, por hera-herës mund të ketë shpejtësi mesatare prej 10-12 kilometrash në sekondë”, u shpreh Jahaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top