Shiu i paprecedentë vret të paktën 8 persona në Japoni

Të paktën tetë persona kanë vdekur ndërsa reshjet rekord të shiut goditën Japoninë lindore dhe lanë mijëra të bllokuar në aeroportin Narita të Tokios.

Shirat, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si “të paprecedentë”, kanë ndërprerë energjinë elektrike për më shumë se 20 mijë familje në prefekturën Chiba.

Autoritetet lokale lëshuan të enjten një paralajmërim emergjence të nivelit pesë, alarmi më i lartë, shkruan BBC.

Ky nivel u ul në nivelin katër deri të premten në mëngjes, por ato vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqe rrëshqitjeje dheu dhe përmbytjesh.

Përmbytja vjen pas një serie stuhish që përfshiu Japoninë dhe vendet fqinje këtë javë, në atë që meteorologët parashikojnë të jetë një sezon jashtëzakonisht aktiv i tajfunëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top