Forcat zjarrfikëse në të gjithë Greqinë mbeten në gatishmëri të lartë operacionale, ndërsa zyrtarët e emergjencës përgatiten për kushte të rënda zjarresh në të gjithë vendin.
Turistët dhe banorët u larguan nga fshatrat në rajonin e Halkidikisë në Greqinë veriore me anë të tokës dhe detit ndërsa një zjarr i përhapur nga erërat e forta përfshiu shtëpitë dhe pemët pranë një vendpushimi turistik.
Në Greqi, njerëz që mbanin maska në fytyrë, hipën në varka në qytetin bregdetar të Sivirit, ndërsa zjarri përshkoi një pyll dhe kolona të mëdha tymi e kthyen qiellin pa re në gri të errët. Roja bregdetare tha se më shumë se 300 persona janë evakuuar me anije nga Siviri.
“Përpjekja jonë është përqendruar në shuarjen e zjarrit dhe transportin e sigurt të njerëzve”, tha zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Giannis Artopios, për portalin e lajmeve Protothema. Një total prej 227 zjarrfikësish, 57 automjete, 13 ekipe këmbësorie, gjashtë avionë zjarrfikës dhe një helikopter janë dërguar në zont e prekura nga flakët.