Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë qytetin e Omishit në Kroaci gjatë mbrëmjes së së enjtes, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar dhe detyruar qindra banorë të largohen nga zonat e rrezikuara.
Nga 36 personat që kanë marrë lëndime, 14 janë mbajtur për trajtim në spital, ndërsa pjesa tjetër është liruar pas marrjes së ndihmës mjekësore.
Gjendja e shtatë pacientëve është kritike dhe ata po trajtohen në kujdes intensiv. Sipas mediave kroate, këta pacientë kanë pësuar djegie të rënda.
Pjesa më e madhe e të prekurve kanë marrë trajtim për djegie, ndërsa disa të tjerë kanë pasur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit.
Flakët janë përhapur gjatë natës në disa pjesë të zonës, të favorizuara nga erërat e forta. Ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa për shkak të rrezikut janë evakuuar qindra persona.