Barcelona po e shqyrton Lautaro Martinezin si alternativë për sulmin, nëse dështon transferimi i Julian Alvarez nga Atletico Madridi.
Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv Deco është takuar me agjentin e Lautaros, Alejandro Camano, për të diskutuar situatën e sulmuesit dhe kushtet e mundshme të një transferimi.
Megjithatë, deri tani nuk ka negociata konkrete dhe Barcelona nuk ka bërë ofertë zyrtare për kapitenin e Interit.
Lautaro ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2029, ndërsa Interi nuk dëshiron të heqë dorë nga një prej liderëve kryesorë të skuadrës.