Gushti nuk e ndaloi dot: Sot 75 ditë protestë përballë qeverisë

Protesta qytetare kundër qeverisë pritet të zhvillohet edhe këtë të enjte në Tiranë, duke hyrë në ditën e 75-të të mobilizimit të pandërprerë.

Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa kanë deklaruar se protesta do të vijojë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Prej 75 ditësh, protestuesit kundërshtojnë politikat dhe vendimet e qeverisë, duke i konsideruar ato në dëm të interesit publik dhe pasurive kombëtare. Kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top