PS në Maliq kundër shkrirjes së bashkisë

Socialistët e Maliqit shprehen kundër projektit të qeverisë për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Korçën. Këshilli Bashkiak i Maliqit, ka nisur dëgjësat me banorët e njësive administrattive të cilët kundërshtojnë njëzëri hartën e re territoriale të propozuar nga PS. Vetë kryetari i PS së Maliqit, Ornid Demollari doli publikisht kundër draftit të partisë së tij, me arsyetimin se largon shërbimet nga banorët

Deklaratën Demollari e bëri pas takimeve të zhiilluat në njësisnë administrative Libonik, ku banorët thanë se kundërshtojnë me forcë bashkimin e Maliqit me Korçën, ndërsa akuzuan qeverinë se merr vendime pa u konsultuar me qytertarët e prekur nga shkrirja

Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Maliqit, ndërsa Këshilli Bashkiak pritet të miratojë qëndrimin e tij në një mbledhje të posaçme më 20 gusht. Materiali do t’i përcillet më pas Kuvendit, ndërsa diskutimi për reformën territoriale pritet të rikthehet në muajin tetor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top