Zjarret pushtojnë Shqipërinë, helikopterët fokusohen në Surrel

Që prej orëve të para të mëngjesit, forcat e emergjencës dhe helikopterët janë përqendruar në zonën e Surrelit, pranë banesës së kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse situata me flakët në këtë zonë është normalizuar, helikopterët vijojnë të qëndrojnë në Surrel, duke u përqendruar në shuarjen e vatrave dhe në parandalimin e afrimit të flakëve drejt banesës kryesisht të Ramës.

Ndërkohë, në pjesë të tjera të vendit situata mbetet shqetësuese. Në Vaun e Dejës është djegur sipërfaqe pyjore, ndërsa në Krujë janë riaktivizuar vatra zjarri dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në Mallakastër, flakët vijojnë të jenë aktive.

Banorët e zonave të prekura shprehen se masat nga autoritetet janë marrë me vonesë, ndërsa ndërhyrjet nga ajri, sipas tyre, nuk kanë qenë në kohën dhe intensitetin e nevojshëm për të frenuar përhapjen e flakëve.

Përballë kësaj situate, përqendrimi i vazhdueshëm i helikopterëve në Surrel ngre pikëpyetje mbi shpërndarjen e mjeteve ajrore dhe forcave të emergjencës në të gjithë territorin.

Ndërsa në Surrel vijon përqendrimi i mjeteve ajrore pranë banesës së kryeministrit, pjesë të tjera të Shqipërisë vijojnë të përballen me vatra aktive zjarri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top