Zjarret në vend, 12 vatra vijojnë aktive. Ja zonat ku situata paraqitet më problematike

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 45 vatra zjarri, prej të cilave 12 vijojnë të jenë aktive, ndërsa një tjetër është në monitorim.

Situata paraqitet shqetësuese për shkak të përhapjes së flakëve në disa zona dhe dëmeve të shkaktuara në sipërfaqe pyjore e bujqësore.

Aktualisht, në terren po vijojnë operacionet për shuarjen dhe izolimin e vatrave, ku janë angazhuar 167 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”.

Operacionet janë përqendruar në Dajt, Priskë të Madhe, Patos–Mallakastër, Krujë, Përmet, Gurë-Lurë, Devoll, Mirditë dhe Vau të Dejës.

Forcat në terren po ndërhyjnë në mënyrë të kombinuar nga toka dhe ajri, me synim frenimin e përhapjes së zjarreve.

“Zjarri ka qenë politik”, Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë
Sipas raportimeve të deritanishme, rreth 418 hektarë sipërfaqe janë përfshirë nga zjarret, ndërsa janë dëmtuar edhe rreth 250 rrënjë ullinj.

Situata mbetet alarmante, veçanërisht për mjedisin dhe komunitetet që ndodhen pranë zonave të prekura.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top