Ronaldinho ka kërkuar të blejë ekipin e basketbollit të Monakos

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se legjenda e futbollit botëror, Ronaldinho, ka paraqitur një propozim zyrtar për të blerë klubin basketbollit të Monakos.

Me mbështetjen e fondit të investimeve “Clayton Sports”, të hënën në mbrëmje, Ronaldinho i dërgoi një letër drejtorit ekzekutiv të Monakos, Oleksiy Yefimov, për të blerë klubin.

Legjenda braziliane duket i gatshëm të shlyejë borxhet e Monacos (2.5 milionë euro), si dhe çdo gjë tjetër që nevojitet, që skuadra të luajë normalisht në kampionatin francez të sezonit të ri.

Kanë qenë problemet e mëdha financiare të Monakos që e kanë futur ekipin në telashe.

Me një prani vazhdimisht të mirë në EuroLeague, një nga ekipet më të mira të viteve të fundit do të luajë në EuroCup, por nuk kanë marrë leje ende për të marrë pjesë në ligat profesionale në Francë.

Monegaskët po përpiqeshin të përfundonin procesin e ndryshimit të pronësisë dhe kalimin e ekipit në duart e ish-lojtarit të NBA-së, Jamal Masburn, por duket se gjërat mund të marrin një kthesë tjetër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top