Qeveria amerikane ka dërguar 15.5 milionë dollarë ndihmë për Kolumbinë, pasi një tërmet i fuqishëm goditi vendin e Amerikës së Jugut, duke vrarë më shumë se 100 persona, duke plagosur dhjetëra të tjerë dhe duke shkaktuar dëme të shumta.
Administrata Trump, e cila mbështet Presidentin e ri Abelardo de la Esperanza, një politikan i së djathtës ekstreme që mori detyrën tre ditë më parë, tha se ndihma do të ndihmojë në sigurimin e tendave, ushqimit, pajisjeve mbrojtëse dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti katastrofik.
Mbi 100 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Mediat shkruajnë se bilanci i viktimave nga katastrofa është i madh, kë paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe 87 janë plagosur, ndërsa dëmet në ndërtesa dhe infrastrukturë janë të shumta. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ndërsa njerëzit janë të bllokuar në rrënoja.
Ndër zonat më të goditura janë Pereira dhe qytete të tjera në Kolumbinë perëndimore, me probleme të raportuara në spitale, infrastrukturë rrugore dhe aeroporte. Qeveria e Abelardo de la Esprieja shpalli gjendjen e fatkeqësisë kombëtare me qëllim përshpejtimin e mobilizimit të burimeve për t’u përballur me pasojat e tërmetit.