Kjo javë pritet të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, ku temperaturat e ajrit do të shkojnë mbi 40 gradë celsius.
Sipas sinoptikanëve, e mërkura do të jetë dita ekstremisht më e nxehtë me temperatura 42 gradë në hije.
Elbasani dhe Berati janë qytetet me temperaturat më të larta, por nuk do të shpëtojë edhe kryeqyteti.
Edhe vlerat minimale do të pësojnë rritje duke bërë që as ditën dhe as natën të mos kemi freski.
Për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat e larta, ekspertët kërkojnë të kihet kujdes nga qytetarët për shkak të zjarreve. Të shmangin ndezjen e produkteve dhe lëngjeve me rrezik.
Kjo javë e muajit gusht do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe nuk priten reshje, edhe pse në fundjavë temperaturat pritet të pësojnë një ulje me rreth 4 apo 5 gradë Celsius.