Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar disa media se i kanë kushtuar më shumë kohë televizive, PS se sa PD-së. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se katër tre media i kanë kushtuar PS në 30 ditë të marra së bashku 15 orë, ndërsa opozitës vetëm 4 orë.
Kreu demokrat e cilësoi këtë si një pabarazia ekstreme, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se kontrollon mediat. Sipas tij, ato duhet t’u akordonin kohë të barabartë pozitës dhe opozitës.
Sali Berisha: Cila është e vërteta? Përsëri ne, zyra e shtypit ka monitoruar katër televizionet kombëtare, të cilët janë mamuthët, oligarkët, janë në një mënyrë apo në një tjetër censorët dhe xhelatët më kryesorë të fjalës së lirë. Këto katër media kombëtare, televizioni shtetëror, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus i kanë kushtuar Edi Ramës dhe PS në 30 ditë të marra së bashku 15 orë, 10 minuta dhe 59 sekonda. Pra, 15 orë kundrejt vetëm 4 orëve, 46 minutave dhe 43 sekondave apo 23.9 përqind opozitës. Sipas ligjit universal, par condicio, i çdo vendi demokratik, këto media duhet t’u akordonin kohë të barabartë pozitës dhe opozitës.
Por Edi Rama ndër të tjera llogarit edhe lajmet që japin non-stop për protestën 71-ditore mediat, ia llogarit si kohë PD-së.
E vërteta është që ka ditë të caktuara në të cilat për PD-në, nga këto media është dhënë 1 minutë e 30 sekonda, kurse për PS-në, dhe kjo është data 26 qershor, për PS janë dhënë 48 minuta e 45 sekonda, pra një raport 32.5 me 1. Kjo është pabarazia ekstreme që diktohet nga qeveria mbi mediat e kontrolluara prej tij. Dhe dy binjaket siameze në mashtrim në AMA i servirin Ramës dhe publikut për tregues të vërtetë, treguesin që më shumë se çdo gjë tjetër flet për sulmet e shfrenuara që bëhen çdo ditë nga puthadorët e qeverisë ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj.