Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepeplenë, raportohen 4 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë fshatit Rromës.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes”, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosurit janë nëna dhe dy vajzat e saj së bashku me drejtuesin e njërit prej automjeteve.

Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Njëkohësisht, forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentitit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top