Zjarret përfshijnë Mallakastrën dhe Patosin, dhjetëra forca në aksion për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri në Mallakastër vijojnë të mbeten aktive, ndërsa në terren kanë zbritur dhjetëra forca zjarrfikëse të cilët po monitorojnë situatën. Në kuadër të kësaj janë angazhuar 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake dhe 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, si dhe një mjet zjarrfikës.

Operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit ka nisur dhe në Drenie, Bashkia Patos. Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik. AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top