Tensione në Kuvendin e Kosovës, goditet me vezë Albin Kurti

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve, duke sjellë edhe ndërprerjen e saj.

Situata u përshkallëzua pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për të propozuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Në shenjë kundërshtimi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka hedhur vezë në drejtim të Kurtit.

Pas incidentit ka pasur përplasje edhe mes deputetëve dhe forcave të sigurisë, çka ka detyruar drejtuesin e seancës ta ndërpresë atë.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke kundërshtuar kërkesën e Kurtit për shtyrje të vendimmarrjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top