Haxhiu: Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, le t’i drejtohet Kushtetueses

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, tha se LVV-ja ka ofruar pozitën e kryeparlamentarit për partitë e tjera, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Haxhiu u bëri thirrje partive të tjera që të marrin pjesë në seancë dhe të bëjnë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje.

“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu.

Ajo akuzoi partitë e tjera se mund të jenë duke tentuar ta çojnë vendin sërish në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si gabim. Duke komentuar situatën e mbrëmshme, kur dyert e sallës së seancave plenare ishin të mbyllura, Haxhiu tha se kjo është procedurë e rregullt kur nuk ka seancë plenare të caktuar zyrtarisht.

“Kushdo që thotë se janë mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët e opozitës nuk po e thotë të vërtetën”, deklaroi ajo.

Haxhiu shtoi se, nëse do të kishte 40 nënshkrime të protokoluara, seanca do të mbahej, ndërsa sipas saj, mbrëmë kishte vetëm njoftim dhe jo nënshkrime të protokoluara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top