Një helikopter zjarrfikës Sikorsky S-64, me dy persona në bord, është rrëzuar në një zonë të thellë të Utahut qendror, ndërsa po merrte pjesë në operacionet për shuarjen e një zjarri të madh.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, zjarri, i shkaktuar nga rrufeja më 27 korrik, ka përfshirë rreth 10 mijë hektarë, ndërsa në terren ndodheshin 632 persona dhe shtatë helikopterë. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur gjendjen e dy personave në bord.
Terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen në vendin e aksidentit, ndërsa pas rrëzimit të helikopterit është raportuar edhe një zjarr i ri. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta dhe po hetohen nga FAA dhe NTSB.