‘Zbrazet’ Kosova! Fluks i lartë drejt Shqipërisë, qindra automjete i drejtohen bregdetit

Qindra automjete janë nisur nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, duke shkaktuar një fluks të lartë hyrjesh në pikën kufitare të Morinit. Ngarkesa e trafikut është e dukshme edhe në Rrugën e Kombit, veçanërisht në segmentin nga Morini deri te Pika e Pagesës, ku qarkullimi i automjeteve është shtuar ndjeshëm.

Për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve, në pikën kufitare të Morinit po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion. Masa të ngjashme janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit, me qëllim shmangien e radhëve dhe lehtësimin e qarkullimit. Fluksi i automjeteve pritet të vijojë gjatë gjithë fundjavës, pasi shumë qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top