Barcelona ka nisur hapat e parë për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, në atë që mund të shndërrohet në një nga lëvizjet më të mëdha të afatit kalimtar.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, si dhe me trajnerin Hansi Flick, duke i dhënë sinjale pozitive klubit katalanas për vazhdimin e përpjekjeve për transferimin e tij.
Barcelona tashmë ka paraqitur interesimin dhe ofertën fillestare te përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa ka nisur edhe kontaktet me Manchester Cityn për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje.