Zjarri përhapet në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në zonën e Mallakastrës, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të fshatit Drenije, pjesë e Bashkisë Patos.

Shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt zonës problematike për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll përhapjen e flakëve. Deri në këto momente nuk raportohet rrezik për banesat apo për banorët e zonës.

Situata po vështirësohet nga era e fortë që po fryn në grykat dhe kodrat e zonës së Mallakastrës, duke favorizuar përhapjen e zjarrit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top