North West, vajza e Kanye West dhe Kim Kardashian, ka njoftuar anulimin e turneut të saj të parë muzikor, i cili ishte planifikuar të mbahej së bashku me këngëtaren Molly Santana.
13-vjeçarja pritej të niste koncertet më 5 gusht në disa qytete të SHBA-së, por nuk ka bërë të ditur arsyen e këtij vendimi.
“Isha shumë e emocionuar që do të dilja në turne me Molly Santana. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë, por kam diçka speciale për ju. Shihemi së shpejti”, shkroi North në një postim në Instagram.
Edhe Molly Santana u ka kërkuar falje fansave që kishin blerë bileta, duke thënë se e vlerëson mbështetjen e tyre dhe se do ta kompensojë këtë situatë.
North publikoi në maj projektin e saj të parë muzikor, EP-në “N0rth4evr”, ndërsa më herët është shfaqur edhe në projekte me Kanye West dhe artistë të tjerë të njohur.