Të shtënat në ajër nga një jaht në Palasë, policia ndalon katër persona/ Në bord nuk u gjet asnjë armë

Një jaht që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër është ndaluar pas një operacioni të forcave të Policisë Kufitare, Delta Force dhe FNSH-së, ndërsa aktualisht po shoqërohet drejt Porto Palermos. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pasi pushues të zonës kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri në ajër, që dyshohet se vinin nga drejtimi i një jahti.

Pas të shtënave, dy persona që ndodheshin në gomonen e jahtit kanë tentuar të largohen në drejtim të bregut. Megjithatë, pasi kanë konstatuar praninë e policisë, ata janë kthyer sërish drejt jahtit. Më pas, jahti është larguar nga zona duke fikur dritat, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe ndjekjen nga autoritetet.

Në bord ndodheshin katër persona, të cilët janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Gjatë kontrollit të ushtruar në jaht, burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë armë zjarri.

Policia Kufitare, së bashku me Delta Force dhe FNSH-në, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues. Operacioni ka zgjatur rreth dy orë, deri në momentin kur jahti është ndaluar. Pas ndalimit, mjeti lundrues u shoqërua drejt Porto Palermos, ku janë bërë kontrolle dhe verifikime lidhur me ngjarjen dhe përdorimin e armës së zjarrit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top