Dita e 65-të e protestës/ Qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 65-të radhazi. Ashtu si çdo mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohen fjalimet e aktivistëve dhe pjesëmarrësve. Prej më shumë se dy muajsh, protesta zhvillohet pa ndërprerje në Tiranë. Organizatorët këmbëngulin se mobilizimi do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e tyre, me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si objektivin kryesor.

Në protestën e një dite më parë, qytetarët ngritën shqetësime për pensionet, rritjen e çmimeve, koston e jetesës, korrupsionin, reformën administrativo-territoriale, investimet publike dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Gjatë tubimit u kritikua edhe hapja e konsullatës së Serbisë në Shkodër, ndërsa protestuesit lanë në asfalt para Kryeministrisë mbishkrimin simbolik “Boulevard of Hope”.

Edhe sot pritet që marshimi të shoqërohet me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Ju erdhi fundi”.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diasporës t’u bashkohen protestave, duke theksuar se aksioni qytetar do të vazhdojë çdo ditë deri në largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që, sipas tyre, do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top