U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi pas rritjes së nivelit të ujit, shpëtohen 7 persona në Bulqizë

Tetë anëtarë të një familjeje janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në rrjedhën e Drinit të Zi, pranë “Urës së Gjoricës”. Sipas policisë, njëri prej tyre kërkoi ndihmë pasi niveli i ujit u rrit papritur dhe familja nuk mund të dilte nga zona.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e Komisariatit të Bulqizës, Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit. Tetë personat u nxorën nga uji me gomone. Policia njofton se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top