63 ditë tubim/ Sot protestë kombëtare në Tiranë, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Siç ishte paralajmëruar, sot në Tiranë po zhvillohet protesta kombëtare kundër qeverisë. Për të 63-n ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke përsëritur se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit marshuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbahen fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve. Dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa kryesore e protestuesve. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, ndryshime kushtetuese dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

E nisur si një reagim ndaj projektit turistik në Zvërnec, protesta është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë. Prej më shumë se dy muajsh, qytetarët ngrenë shqetësime për korrupsionin, keqqeverisjen, rritjen e kostos së jetesës, emigracionin, shëndetësinë dhe mungesën e transparencës në institucionet shtetërore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top