“Edhe Rinasi i takon Tiranës?”, ironia e Lutfi Dervishit: Banorët të mbajnë zhurmën, të ardhurat diku tjetër

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar lidhur me debatin për ndarjen e re territoriale dhe kalimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ngritur pikëpyetje mbi përfitimet që duhet të ketë komuniteti ku ndodhet një aset i rëndësishëm ekonomik.

Dervishi sjell shembuj nga aeroportet europiane, duke argumentuar se në shumë vende infrastruktura të tilla lidhen drejtpërdrejt me komunitetet lokale që i kanë në territorin e tyre.

“Edhe Rinasi i takon Tiranës?
Aeroporti i Brukselit është në komunën Zaventem.
Aeroporti i Beogradit është në komunën Surçin.
Aeroporti i Romës është në komunën Fiumicino.
Nuk është rastësi sepse kudo ku ndodhet aeroporti, përfiton edhe komuniteti që e ka në territorin e vet.
Po ketu? Lajmi fundit: Rinasi do t’i kalojë Tiranës.
Komuniteti të paktën le të mbajë aeroportin që ka në territorin e vet. Apo logjika është tjetër: banorët të marrin zhurmën, ndotjen dhe rrezikun, ndërsa të ardhurat që gjeneron aeroporti të fluturojnë diku tjetër?
Në fund të fundit, thelbi i një reforme territoriale është që: komuniteti të përfitojë nga pasuritë dhe asetet që ndodhen në territorin e tij, jo vetëm të mbajë kostot e tyre”, shkruan Dervishi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top