Lirimi nga burgu i Ilir Beqajt/ Berisha: Do dilte sepse vjedhjet e mëdha i bëri me Ramën

Sali Berisha ka komentuar lirimin nga burgu të Ilir Beqajt, për të cilin GJKKO caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.

I pyetur nga gazetarër, Berisha u shpreh se “Beqaj do të lirohej nga burgu, pasi vjedhjet e mëdha i ka bërë me Ramën”. Sipas Berishës, ky vendim tregon se sistemi i drejtësisë është nën kontroll të plotë nga Edi Rama.

“Lirimi i Ilir Beqajt është dëshmia flagrante e kontrollit të plotë total të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama, totalisht. Vetë akuza kundër tij ishte qesharake në raport me plaçkitjen e qindra miliona eurove. Sterilizimi dhe iniciator është Edi Rama se dilte me një gërshrë të thyer dhe një pincë të thyer se me ja cfarë operoheshin, rriten me 84% çmimin e sterilizimit në Shqipëri. Ilir Beqaj do dilte sepse vjedhjet e mëdha i bëri me Edi Ramën”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top