Belind Kelliçi: Ermal Beqiri ka 2 avionë personalë

Në një komunikim për mediat, Belind Këlliçi përshëndeti aksionin e xhandarmërisë franceze për arrestimin e Ermal Beqirit.

Gjithashtu ai theksoi se Beqiri duhet të japë llogari për të vjedhjen e parave të dhënave personale të shqiptarëve, ndërsa bën përgjegjës edhe kryeministrin Edi Rama.

“Ermal Beqiri në emër të kryeministrit ka kryer pengmarrje, shantazh, vjedhje parash dhe të dhënash personale. Ramës dhe bandës së tij po u shtrëngohet laku. PD mbështet policinë , xhandarmërinë e forcave franceze për arrestimin e kriminelit. Por janë gjithmonë shërbimet e huaja që bëjnë arrestimin e kriminelëve shqiptarë. Beqiri nuk duhet të japë llogari për milionat e grabitura, jo vetëm për pengmarrje, por edhe për përdorimin bashkë me Edi Ramën për të dhënat e qytetarëve shqiptarë”, tha ai, duke shtuar:”“Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal që mbart logon soft solution dhe është në pronësi të kompanisë “Fly Solution” të regjistruar nga shtetasi Ermal Beqiri në Slloveni. Ka jo vetëm një por dy avionë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top