Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Sipas PD-së, nga dokumentet e marra nga Kuvendi rezulton se vetëm 27 deputetë kanë firmosur deklaratat e konfidencialitetit për të pasur akses në tekstin e marrëveshjes, ndërsa nga këta, sipas opozitës, vetëm 19 deputetë të mazhorancës kanë marrë pjesë në votimin për ratifikimin e saj në seancën plenare.

PD pretendon se kjo do të thotë se 55 deputetë kanë votuar pa u njohur më parë me përmbajtjen e marrëveshjes, duke ngritur pikëpyetje mbi procedurën e ndjekur nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, Kuvendi, në përgjigjen zyrtare ndaj kërkesës së opozitës, ka bërë me dije se ka dorëzuar dokumentacionin parlamentar të lidhur me këtë çështje, përfshirë projektligjin, aktet e procedurës së përshpejtuar, kërkesën për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura, si dhe deklaratat e deputetëve që kanë konfirmuar njohjen me tekstin e marrëveshjes dhe angazhimin për ruajtjen e konfidencialitetit.

Në dokumentet e vëna në dispozicion përfshihet edhe ligji i miratuar për ratifikimin e marrëveshjes së huas dhe tabela e votimit të seancës plenare të 27 korrikut.

Debati mes mazhorancës dhe opozitës lidhet me mënyrën e trajtimit parlamentar të marrëveshjes, e cila parashikon një hua prej 302 milionë eurosh nga Shtetet e Bashkuara për Shqipërinë në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak. PD ka kundërshtuar procedurën e ndjekur dhe ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mazhoranca ka mbrojtur ligjshmërinë e procesit të miratimit.

Top Channel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top