Në adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku u kërkohet të paraqitet në SPAK me datë 31 korrik në shoqërinë e avokati për shkak se për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është e pandehur.
Oficerët e BKH-së do t’i komunikojnë vendimin për zgjatjeve e afateve, deri më datë 20 tetor, përderisa prokurorët kanë argumentuar se kanë ende veprime hetimore për të kryer.
Këtë të martë, ndërkohë ku vendim iu është bërë me dije ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptare, Gentian Gjyli dhe Ish-administratorit të KESH Erald Elezi, ish-kreu i KESH bashkë të pandehur me Ballukun.
Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë dy masa sigurie në fuqi; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.