Arabia Saudite i bashkohet ShBA-së në sulmet kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Irak

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë kryer sulme ajrore ndaj bazave policore të lidhura me Iranin në Irak, në një zhvillim që mund të sjellë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se sulmet kishin në shënjestër “terroristë të lidhur me Iranin”, të cilët, sipas saj, ishin udhëzuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) për të sulmuar forcat amerikane dhe infrastrukturën energjetike të Arabisë Saudite, shkruan BBC.

Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF), një strukturë paramilitare ku dominojnë ‘milicitë shiite’ të mbështetura nga Irani, deklaruan se të paktën 20 pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë sulmeve amerikano-saudite ndaj bazave të tyre.

Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi CENTCOM bëri të ditur se Irani kishte lëshuar raketa drejt forcave amerikane në Lindjen e Mesme, në atë që e cilësoi si një “sulm të befasishëm”. Ushtria amerikane tha se të gjitha raketat ishin kapur me sukses.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top