Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani refuzon propozimin e Omanit për Ngushticën e Hormuzit

Teherani ka hedhur poshtë propozimin e Omanit për menaxhim të përbashkët rajonal të Ngushticës së Hormuzit. Kjo mund të pengojë edhe përpjekjet për çtensionuar një krizë që ka ndërprerë transportin detar dhe tregtinë në Gjirin Persik për muaj të tërë.

Sipas një zyrtari të lartë iranian, të cituar nga Reuters, pala iraniane që korridori detar hyrës dhe një pjesë e atij dalës duhet të mbeten nën kontrollin ekskluziv iranian.

Propozimi i Omanit, i cili u mbështet nga shtetet e Gjirit, parashikonte një sistem menaxhimi të përbashkët të ngushticave, me kontribute vullnetare nga anijet që kalonin për të financuar shërbimet e navigimit, mbrojtjen e mjedisit dhe operacionet e kërkim-shpëtimit, të ngjashme me Ngushticën e Malakës.

Ndërkohë, Garda Revolucionare njoftoi se njësitë e saj të Marinës kishin sekuestruar tre anije cisternash nafte në Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se ato injoruan paralajmërimet dhe po ndiqnin një “rrugë të rrezikshme dhe të paligjshme”. Në një deklaratë, ata theksuan se ende mbajnë kontrollin e plotë të zonës, duke paralajmëruar se çdo “ndërhyrje e paligjshme ushtarake amerikane” nuk do të mbetej pa përgjigje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top