Kuvendi mblidhet në orën 15:00, PD bllokon foltoren/ Mbyllet seanca

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është mbyllur pas tensioneve të krijuara gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që shqyrtimi i projektmarrëveshjes të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, duke caktuar vijimin e seancës për në orën 15:00, pas diskutimit të projekt-marrëveshjes në komisione.

Vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve. Pas përplasjeve në sallë dhe situatës së tensionuar, seanca u mbyll.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top